Deri në orën 16:00 të mesditës së sotme kanë votuar 32.05% e zgjedhëve në Bashkinë e Himarës, për dy kandidatët në garë, Vangjel Tavon për Partinë Socialiste dhe Petro Gjikurinë, kandidat i opozitës.
Raportimet e bëra publike nga KQZ vijnë nga 34 qendra votimi nga 36 totale.
Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga KQZ kanë votuar 7001 zgjedhës nga 23074 zgjedhës në total.
Advertisement
Deri në këto momente, procesi zgjedhor ka vijuar normalisht dhe pa asnjë incident.
Këto zgjedhje të pjesshme në Himarë vijnë pas shkarkimit të Fredi Belerit nga KQZ, i cili ndodhet në qeli dhe kaloi afatet për të kryer betimin.
/vizionplus.tv
Advertisement