Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme, ka deklaruar se KQZ njeh PD-në dhe përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës në procesin e përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme lokale, duke ia “mbyllur derën” kështu përfaqësuesit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso.
“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, kështu që më duhet t’u them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu“, u shpreh Ilirjan Celibashi.