Zgjedhjet e ardhshme, Rama: Katër mandate nuk janë shumë, ndodh edhe në vendet më demokratike të botës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e ardhshme, Rama: Katër mandate nuk janë shumë, ndodh edhe në vendet më demokratike të botës

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjë e anëtarësuar në Partinë Socialiste, foli lidhur me mandatin e katërt, për të cilin do të kandidojë në vitin 2025.

Kryesocialisti theksoi se ndonëse ka persona që shprehen se katër mandate janë shumë, ky sipas tij është një realitet që ndodh edhe në vendet më demokratike në botë.

Sipas tij, jetëgjatësia në pushtet nuk është ambicie personale, por “mjet” për të bërë më mirë për Shqipërinë.

“Ju keni dëgjuar kur thonë janë shumë tre mandate, pse janë shumë? Këtu s’kam parasysh personat apo personin tim, kam parasysh projektin, forcën e përgjegjësinë, jo në vende diktatoriale po shumë demokratike të Europës, në vende madje me standarde demokratike shumë më të larta se pjesa më e madhe e Europës, në veri të Europës ka pasur parti që kanë bërë historinë duke qëndruar 30-40-50 vite në pushtet. Nuk po them se kështu do të ndodh, por po them që detyra jonë është që PS të qëndrojë në krye të detyrës e kjo nuk është ambicie për pushtet. Por për Shqipërinë e pushteti duhet për këtë ambicie”, theksoi ai.

Advertisement

Nga ana tjetër, Rama theksoi se në zgjedhjet e ardhshme të rinjve iu duhet krijuar hapësirë nga ato socialistë që kanë kohë që angazhohen në këtë forcë dhe gëzojnë poste drejtuese.

“Ne e kemi shumë seriozisht këtë proces sepse ka ardhur ky moment në këtë histori të pas rënies së diktaturës kur një gjeneratë e dytë që me këtë kam parasysh gjeneratën e atyre që sot janë në nivelin udhëheqës së PS dhe që pjesa më e madhe e kanë nisur rrugën si lojtarë të skudrës së të rinjve kur unë erdha në krye të PS, duhet t’i krijojnë hapësirë duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme një gjenerate të tretë”, tha ai./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy