Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim në Maqellarë të Dibrës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se zgjedhjet e 6 marsit kanë një rëndësi të madhe dhe se janë një provë për opozitën e vërtetë. Berisha iu kërkoi demokratëve të votojnë kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi.
“Zgjedhjet e 6 marsit janë një provë e madhe jo vetëm për kryebashkiakët që do zgjidhen, por janë një provë e madhe për opozitën e vërtetë shqiptare në tërësi. Ato mbartin mesazhin e fillimit të një ndryshimi të madh. Ato mbartin në vete, farën e shpresës për të cilën ka sot nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër, familja shqiptare, të rinjtë shqiptarë.
Ne jemi në këto vite, një shoqëri në shpërbërje, vite në të cilat të rinjtë dhe fëmijët largohen nga familjet. Lënë prindërit vetëm dhe vetë marrin rrugë pa ditur se cila do jetë e ardhmja e tyre.
AdvertisementE gjitha kjo jo se Maqellara, Dibra dhe Shqipëria nuk kanë pasuri, nuk kanë potenciale për të begatuar, për të punësuar, për të garantuar të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve të tyre, por sepse ndiqen politika të cilat janë absolutisht të ngjashme me platformën e Vaso Çubrilloviçit në Kosovë ndaj shqiptarëve,”– tha Berisha.