Zgjedhjet e 6 marsit/ Celibashi: Po punojmë për identifikimin elektronik të votuesve në Vorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 6 marsit/ Celibashi: Po punojmë për identifikimin elektronik të votuesve në Vorë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë sot informacione në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 6 bashkitë e vendit.

Celibashi bëri me dije se janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi ku qytetarët në këto bashki do të hedhin votën e tyre. Ai theksoi se po punohet për identifikimin elektronik, teksa shtoi se do të diskutohet me partitë politike për të aplikuar votimin elektronik në Vorë.

 

“Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do e përfundojmë. Janë rreth 180 mln lekë kosto e zgjedhjeve. Po punojmë që të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve. Në konsultim me partitë do vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë. Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë. Sot apo maksimumi nesër para dreke do kalojmë aktet me përcaktimin e afateve për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive”, tha ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy