Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë apel për qytetarët e bashkive në të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 mars.
Celibashi bën thirrje për verifikimin e dokumentit të identifikimit në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të votojnë.
“Verifikoni vlefshmërinë e dokumentit tuaj të identifikimit!
Qytetarët e bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Lushnje që gëzojnë të drejtën e votës dhe/ose mbushin 18 vjeç në #6Mars22, nuk mund të votojnë nëse dokumentet janë të pavlefshëm në datën e zgjedhjeve.
Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars 2022, mos e lini për në momentin e fundit, por rinovojini ato. #zgjedhje6bashki”, shkruan Celibashi.