Partia Demokratike dhe PBDNJ do të hyjë një një koalicion të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ka qenë kreu i PD Sali Berisha dhe ai i PBDNJ Vangjel Dule që kanë nënshkruar marrëveshjen ditën e sotme.
Advertisement
Kujtojmë se Dule më 21 janar zgjedhoi 3 kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i Omonias. Kështu për Bashkinë e Himarës është zgjedhur të garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu si dhe në Dropull Anastas Maneka. Këta tre kandidatë, do të kenë edhe mbështetjen e PD.
PBDNJ është partia e dytë në koalicionin opozitar, pasi më herët Berisha firmosi marrëveshje edhe me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Advertisement