Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka konfirmuar se është në sinkron me kryetarin e PD Sali Berisha për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Në një komunikim për mediat nga selia blu, ai tha se në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet lokale të 14 majit. Meta tha se PL do të fusë kandidatët e saj në zgjedhjet për primaret që do të bëjë PD.
Ndërsa shtoi se i ka propozuar emrin e një superpolitikani Berishës, për të qenë kryetari i ardhshëm i këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Kryetari i ardhshëm i Bashkisë, i o9pozitës së vërtetë që do triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë do të bëjë spektakël. Partia e Lirisë respekton primaret është risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo që ne kemi kandidat të cilët premtojnë do t’i përfshijmë në primaret e përbashkëta me PD. E rëndësishme që kandidatët të respektojnë njëri tjetrin, ai që përdor primaret për të sulmuar kandidatët e tjerë përjashtohet nga gara“, tha Meta.
Pyetje: A keni ndonjë emër?
Meta: Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë apo kudo tjetër. I kam propozuar një emër Berishës që ai e priti me shuëm kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë shumë i rëndësishëm.