Zgjedhjet e 14 majit/ Çuçi: Qytetarëve që iu ka skaduar karta e identitetit do të mund të votojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 14 majit/ Çuçi: Qytetarëve që iu ka skaduar karta e identitetit do të mund të votojnë

Skadimi i kartës së identitetit nuk do t’i privojë qytetarët të shprehin vullnetin e tyre me 14 maj.

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë bëri me dije se çdo shtetas do të mund të votojë edhe nëse karta e tij e identitetit ka skaduar apo skadon më 14 maj.

 

Advertisement

“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadon me 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar”, tha ai.

 

Qytetarët shqiptarë do të zgjedhin kandidatin e tyre për Këshillat Bashkiak dhe krerët e bashkive. Të dhënat lidhur me qendrën e votimit mund të aksesohen në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy