Zgjedhjet e 14 majit/ Besian Ajazi kandidat i PS për Gramshin?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 14 majit/ Besian Ajazi kandidat i PS për Gramshin?

Deputeti socialist Besian Ajazi, nuk e përjashtoi kandidimin për kryertar në Bashkinë e Gramshit, zonë në të cilën, është aktualisht përfaqësues i parlamentit.

 

 

Pyetjes së moderatores Pranvera Borakaj në emisionin ‘Quo Vadis’ në lidhje me marrjen e një angazhimi të tillë, Ajazi nuk e mohoi por shtoi se fillimisht duhet të shprehet në lidhje me këtë gjë kryesia e PS.

Advertisement

 

 

“Ky është një vendim që i takon kryesisë së Patrtisë Socialiste. Nëse kryesia vendos që unë të jem kandidat për Bashkinë e Gramshit do ta marr në konsideratë dhe për mua marrja e një përgjegjësie të tillë do të ishte nder, pse jo? .”– tha deputeti socialist Besian Ajazi.

 

Advertisement

 

Ajazi ishte një nga prurjet e reja të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

 

 

Advertisement

Ai grumbulloi një numër të konsiderueshëm votash në siglën e PS në qarkun e Elbasanit veçanërisht për Bashkinë e Gramshit, zonë të cilën përfaqëson.

 

 

Ajazi, me profesion në të kaluarën gazetar, ka një lidhje të ngushtë me Gramshin pasi është origjina e tij ndërsa babai i tij ka drejtuar më herët Bashkinë e këtij qyteti.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy