Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për mediat pas vizitës në Presidencë ku ka zbardhur takimin e zhvilluar më herët ditën e sotme me kreun e PD Sali Berisha.
Meta tha se gjatë takimit 2 krerët e opozitës diskutuan për protestat, por edhe për zgjedhjet me në fokus fuqizimin e demokracisë.
Advertisement
“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat folëm edhe për protestat dhe zgjedhjet. Pra kemi folur për fuqizimin e demokracisë.”– u shpreh Meta pa dhënë shumë detaje.