4 ditë para se qytetarët e Durrësit të votojnë për kryetarin e ri të bashkisë, Sali Berisha u ka kërkuar banorëve të Xhafzotaj të bashkohen rreth kandidatit Ardian Muka. Berisha ka përcjellë mesazhin se fitorja në 6 mars do të ndihmojë partinë demokratike në rrugën e saj për të qeverisur vendin.

 

“Është interesi ynë jetik që me këtë revolucion të afrojmë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e shkëlqyer e Ardi Mukës dhe kandidatëve të tjerë i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe kthimit të PD në pushtet. ”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha ka theksuar se Durrësi është keqqeverisur në 22 vite nga socialistët dhe qytetarët duhet të votojnë për ndryshimin. Një tjetër argument që Berisha ka listuar kundër kandidates socialiste është edhe çështja e inceneratoreve

 

“Ku del kjo zonja e lidhur me inceneratorët. Kjo ka dhënë 10 milionë euro minierës se floririt në Tiranë dhe kur u thirr kjo në komision, e lëshuan nervat dhe dëshmoi një arrogancë, edhe më të madhe se Edi Rama. Kjo ia mbathi.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, lideri historik i PD sulmoi edhe kandidatin tjetër të opozitës, Luan Hotin.

 

“Kush po ia bën fushatën, e keni marrë vesh, Spartak Braho. Gjushi në një anë, Spartak Braho në anën tjetër. Iu bëj thirrje asnjë votë Luan monopolit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në javën e fundit të fushates elektorale, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Sali Berisha kanë kërkuar nga KQZ verifikimin e kandidatit të PD në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi. Sipas komisionit, Saraçi është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje pjesësh motorike, dhe preket nga ligji i dekriminalizimit. Po sipas Komisionit të Rithemelimit, Ferdinand Saraçi ka marrë një diplomë të shkollës së lartë pa kryer shkollën e mesme.