Asnjë ndryshim në kursin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Për të shtatën herë me votën e shumicës, të Ilir Rusmajlit, Koli Beles dhe Elvin Lakos, rrëzohet kërkesa e demokratëve për pavlefshmëri të zgjedhjeve edhe në qarkun e Tiranës. I njëjti vendim edhe për lëvizjen “Vetëvendosja” që kërkoi mosnjohje të rezultatit të votës së 25 Prillit për Tiranën.

Qarqet e fundit në të cilat po shqyrtohen për pavlefshmëri sipas kërkesave ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë Elbasani, Fieri, Korça dhe Lezha.

Si edhe në vendimet e ndërmarra deri më tani, pritshmëria është që KAS të rrëzojë pretendimet e partive të opozitës për përsëritje të zgjedhjeve, pasi sipas tyre vota është vjedhur dhe vullneti politik i zgjedhësit është tjetërsuar nga Partia Socialiste që ka shfrytëzuar çdo mekanizëm financiar dhe kriminal në funksion të votës për të.

Të gjitha vendimet e KAS, si nga PD, LSI dhe Vetëvendosja do të gjykohen edhe nga Kolegji Zgjedhor. Nëse edhe në të, ankimimet e tyre rrëzohen, beteja ligjore për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 10 qarqe të vendit do të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";