
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD.
Mbledhja është thirrur në orën 09:00 dhe pritet të bëhen publike qëndrimet që do të mbajë PD lidhur me presidentin e ri. Ndërkohë kujtojmë se më herët Alibeaj ka kërkuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent lidhur me qëndrimin e procesit të zgjedhjes së PD
Advertisement
Nga ana e tij Berisha ka bërë me dije se nuk do të bëhet pjesë e farsë së kryeministrit Edi Rama lidhur me presidentin e ri. Ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat teksa Berisha i tha Alibeajt “ti je i përzgjedhur i Taulant Ballës”.
Kujtojmë se pak ditë më parë Balla deklaroi se nuk do të konsultohet me grupin e Rithemelimit lidhur me zgjedhjene presidentit pasi nuk e njeh atë si grup parlamentar.
Advertisement