
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar mënyrën se si po vepron PS për të zgjedhur Presidentin nëpërmjet zarfeve.
Sipas tij, procesi duhet të jetë transparent, gjithpërfshirës dhe të jetë në sytë e shqiptarëve.
“Është më i rëndësishëm procesi se nëse është transparent, gjithëpërfshirës, unë besoj se do japë rezultatin e duhur. Duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar Kushtetutën. Unë besoj se kushdo me një ngjarje kaq të madhe siç është zgjedhja e Kreut të Shtetit, procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Të gjithë e dinë që në raundin e katërt dhe të pestë Presidenti zgjidhet me votat e mazhorancës. Kjo nuk duhet përdorur si një mundësi për ta futur në zarf. Kjo është e rëndësishme. Tjetra besoj se është e qartë. Grupi Parlamentar i PD do japë një qëndrim. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e Grupit Parlamentar. E kemi Grupin Parlamentar të PD. Do mblidhen edhe grupet tjera. Grupi Parlamentar do dalë me një qëndrim”, theksoi Alibeaj.