Gjatë mbledhjes së grupi Parlamentar Socialist kryeministri Edi Rama foli edhe për mundësinë e zgjedhjes së kreut të shtetit me votë nga populli në të ardhmen.
Rama tha se në kushtet që jemi aktualisht kjo nuk mund të bëhet por shtoi se si rast do të trajtohet në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar apo mund të jetë edhe temë për mbajtjen e një referendumi.
“Procesi nuk mund të mbetet i mbyllur vetëm brenda Grupit Parlamentar. Kemi një komision të përbërë nga kryetari i grupit, ministrja Spiropai e Sekretari i Përgjithshëm për të komunikuar me pjesë të tjera të Kuvendit…Për të hapur një kanal me publikun, gjë që tanimë është bërë. Ka pasur një debat lidhur me pse-në e moszgjedhjes së Presidentit nga populli. Në kushtet që jemi Presidentin/en do ta zgjedhë Kuvendi, po do t’u japim mundësinë njerëzve të shprehen për temën. Por duke përcaktuar disa piketa. Shqipëria mund ta zgjedhë Presidentin e vet nga populli nëse do të ndryshojmë Kushtetutën dhe t’i japim disa instrumente që e bëjnë një figurë të zgjedhur nga populli.”