Zgjedhja e presidentit/ Alibeaj ultimatum mazhorancës: Pranoni që s’do të ketë raund të 4 dhe 5

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhja e presidentit/ Alibeaj ultimatum mazhorancës: Pranoni që s’do të ketë raund të 4 dhe 5

Kreu i gruput parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga mazhoranca që të eliminojnë raundin e katër dhe të pesë, në të cilat mazhoranca mund ta zgjedhë Presidentin dhe me shumicë votash.

 

Sipas Alibejat, deri ne raundi e tretë duhet të kenë një president të ri për vendin. Alibeaj tha që Presidenti të zgjidhet pikërisht në këto raunde, duke shtuar se për të kaluar në raundin e 4-t apo të 5-ë, nuk do të ketë më sens, pasi maxhoranca ka votat për ta zgjedhur e vetme kreun e ri të shtetit.

 

Advertisement

“Propozimi ynë është i qartë dhe nuk e kuptoj se s’ka njeri që s’i kupton. “E drejta e propozimit, t’i takojë opozitës”. Kjo është një çështje që s’do mënd që se kupton njeri. A e pranoni ju këtë klauzolë? Ajo klauzola tjetër ‘me çdo kusht’ është garanci që i jepet mundësia e një presidenti konsensual. Po kalove te raundi i 4-5 është difektoz. I vetmi proces, janë ato 3 raundet e para, për shkak të fakteve të asaj që ndodhi në 2007. Raundi i 4-5 mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita bojkoton. Ne po marrim pjesë në proces. Fjala e parë që do të duhet të thuash; raund të 4-5 nuk ka. Kjo është garanci. Ndërkohë ju e përsërisni; po të doni hajdeni, po të doni propozoni, ndryshe ne kemi raund të 4-5. Ky nuk është proces ku ulemi në tavolinë negocimi dhe kemi vendosur pisqollën për 4-5. Ky është refuzimi për këto raunde. Do të bësh një proces, pa prapaskena, kërcënime, prano këtë gjë; 4-5 nuk i eksploroni, që do të thotë se deri në raundin e 3 do të duhet të kemi domosdoshmërish Presidentin e Republikës”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy