Zgjatja e vlefshmërisë së patentës/ Rama: Përfitojnë 80 mijë drejtues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjatja e vlefshmërisë së patentës/ Rama: Përfitojnë 80 mijë drejtues

Afati i vlefshmërisë së patenatve do të shkojë deri në 15 vjet, sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor.

 

Kryeministri Edi Rama thekson se, afatet e reja kanë hyrë në fuqi dhe nga kjo do të përfitojnë 80 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin.

 

Advertisement

“Patentat e makinave tanimë do të kenë një afat më të gjatë të vlefshmërisë së tyre, i cili shkon deri në 15 vjet. Afatet e reja kanë hyrë në fuqi dhe janë afro 80 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin që përfitojnë prej tyre, në bazë të së njëjtit standard që ndiqet edhe në vendet e BE-së, duke i lehtësuar qytetarët me cikle më të shkurtra të rinovimit të patentës, nga 11-12 rinovime si deri sot, në vetëm 4-5 rinovime sipas afateve të reja nga DPSHTRR, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, një institucion lider në rrugën e reformave e të Revolucionit Digjital”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy