Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen shumë shpejt me njëri-tjetrin. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka treguar se detajet do të publikohen shumë shpejt.

Në një reagim për mediat në Rusi, Peskov u shpreh se dy liderët po komunikojnë ende për të detajuar takimin.

Po. Dhe vendi tashmë dihet. Ne do të informojmë në kohë, ndërsa nuk jemi ende gati. Do të informojmë së bashku me kolegët tanë serbë“, shtoi ai.

Më herët, Vuçiç ka njoftuar se planifikon të takohet me Putinin më 25 Nëntor për të diskutuar zgjatjen e çmimit të reduktuar të gazit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";