
Policia e Tiranës ka arrestuar një çift bashkëshortësh pasi kultivonin bimë narkotike në banesën e tyre në Vorë.
Gjatë operacionit ‘Vila’,ben te ditur Vizion Plus, në pranga kanë rënë Klejdian dhe Anita Zeqo.
Advertisement
Çifti kishte përshtatur ambientin e shtepise së tyre me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të banesës janë gjetur 3.6 kg kanabis, 9 fidanë si dhe pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e ketyre bimëve.
Advertisement