262 kilogramë kanabis u kap nga policia e Vlorës gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin Kaninë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në një banesë në vendin e quajtur Çairet, ndërsa u shpallën në kërkim tre trafikantet.
Advertisement
Gjatë kontrolleve të ushtruara agjentët e antidrogës konstatuan pranë ambienteve të banesës dhe një serë të përshtatur me lidhje të jashtëligjshme energjie si dhe fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë.
Ndërkohë u arrestua për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi” kryeplaku i fshatit si dhe elektricisti i Oshee.
Advertisement