Zbulohet plantacion kanabisi në Greqi, përfundojnë në pranga tre shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet plantacion kanabisi në Greqi, përfundojnë në pranga tre shqiptarë

Tre shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga policia greke ditën e sotme, pasi ishin të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

 Mediat greke bëjnë me dije se tre shtetasit shqiptarë, kishin krijuar një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Dy nga të arrestuarit i përkasin moshës 29-vjeçare, ndërsa personi tjetër që ra në pranga i përket moshës 40-vjeçare. Ata përdornin çadra kampingu në mënyrë që të kalonin natën  pranë plantacionit.

Gjithashtu u sekuestruan tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, zorra ujitëse, plehra etj.) dhe katër celularë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy