Në kuadër të operacioni anti drogë “territor I pastër”, policia ka goditur kete te premte disa raste të kultivimit të kanabisit në zona të ndryshme të vendit.

Pas një hetimi njëmujor, në fshatin Romës të Vlorës u sekuestruan 135 fidanë dhe bimë kanabisi.

Ndërkohë që u arrestuan në babë e bir si autorë të kësaj veprimtarie kriminale. Ndërsa në Shkoder, nga kontrollet intensive të territorit edhe me dron, u asgjësuan në Postribë dhe në Velipojë mbi 4600 bimë dhe fidanë cannabisi.

Për këtë rast u vu në pranga autori i kultivimit në Velipojë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryetari i njësisë administrative Postribë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në krujë gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë, gati për t’u mbjellë. policia shpalli në kërkim një 24 vjecar./vizionplus.tv/