Nje operacion i fanilizuar pak ditë më parë në Itali nën emrin e koduar “basso profilo” ka cuar ne marrjen te pandehur te 50 personave, mes tyre biznesmen italian e shqiptar, ish drejtues te lartë te Guardia di Finanzas por ne dosje permenden edhe eurodeputet italian. Të gjithë të akuzuar për lidhjet e tyre me mafian kalabreze, Ndragheta.

Ne vendimin e Gjykatës së Catanzaros, siguruar nga Vizion Plus, flitet qartë për interesat e ketyre personave në Shqipëri, më qëllimin e shtrirjes se aktivitetit në ndërtim, vec fasonerise, ku tashmë kishin arritur të finalizonin edhe disa marrëveshje.

Përgjimet e prokurorisë, të pranuara edhe nga gjykata, nënvizojnë interesat shumë milionëshe në ndertimin e kullave si dhe parate qe duheshin paguar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Antonio Gallo thoshte se shqiptarët, përfshi edhe këtë Nik po kërkonin fonde për ndërtimin e disa gradacelave në një lagje të mirë të Tiranës. Larussa ishte mbajtur në errësirë ​​nga D’Alessandro ndërsa Gallo tregoi çdo detaj të operacionit. Ai tha se do të vinin në Itali disa shqiptarë për të diskutuar se si të “paketojnë” tenderin për të siguruar fitoren, gjithashtu shtoi se këta kishin kërkuar një pagese prej 20% të kontratës për t’u paguar menjëherë “cash”.

 

Në vendimin e gjykatës tregohen edhe detaje mbi rolin kryesor që kishte shqiptari i i quajtur Nik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gallo  gjithashtu tha që shqiptari Nik ishte një person i besuar që kishte zbuluar shumë hile për të ulur kostot përmes një kompanie konsulence të vendosur në Itali. Larussa tha se ishte i gatshëm për të lëvizin në Shqipëri me Gallon për të diskutuar këto detaje duke thënë se ai është i hapur sepse mund t’i interesoje nje Fondi te huaj: “Unë kam fondin që mund të investojë në këto gjëra … ekziston një fond në pasuri të paluajtshme Anglisht … dmth … ai është amerikan por është i vendosur këtu në Londër për Evropën … e cila quhet fortress investment group… i cili u përket hebrenjve dhe ata i bëjnë këto aktivitete “

 

Gjykata e Catanzaros ka vendosur masen e sigurise arrest ne burg per 13 nga te akuzuar, 35 te tjere ne arrest shtepie, mes tyre dhe shqiptari Henrik Baci, ndersa per shqiptaren tjeter pjese e kesaj dosje Odeta Hasaj eshte vendosur masa detyrim paraqitje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

NDRAGHETA, “INVESTIME” NE TIRANE

 

ZBULOHEN LIDHJET E MAFIOZEVE ME SHQIPTARIN “NIK” PER NDERTIMET

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";