Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pritet që së shpejti te prezantojë drejtuesit e rinj të Komisariateve të Tiranës. Burimet sqaruan për Vizion Plus, se 6 komisariatet e kryeqytetit do të pësojnë ndryshime, në kuadër të luftës kundër krimit dhe rritjes së rezultateve në goditjen e grupeve te narkotrafikut.
Në Komisariatin nr 1 pritet të emërohet Bujar Mehmeti. Ai ka një karierë të gjatë në polici duke shërbyer në Drejtorine e Përgjithshme në krimet brenda familjes.
Në komisariatin nr 2, një nga zonat më të nxehta në Tiranë, pritet të vijë Edmond Pjetri. Deri më tani, ai ka punuar pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit, me pozicion nëndrejtor për krimin.
Frerët e komisariatit numër 3 pritet që ti marrë Altin Lila, i cili aktualisht është në krye të komisariatit nr 5 në Kamëz. Ndersa Edmond Meshini do të shkojë në Drejtorine e Përgjithshme në sektorin e dhunës në familje.
Pranë komisariatit nr 4 pritet të emërohet Petrit Hala. Drejtuesi aktual, Agim Hoxha do të vendoset ne sektorin e pastrimit të parave.
Ndërsa komisariati 5 do të drejtohet nga Oliger Torga, i cili deri më tani ka qene komisariatin nr 1.
Sa i takon komisariatit nr 6 do të vijojë të drejtohet nga Alket Shatro.
Të gjitha këto ndryshime vijnë në kohën kur Gledis Nano ka vendosur të rihapë konkurset për gradën drejtuese. Pas një bllokimi tre vjecar, Nano duket se do të sjellë një imazh të ri për policinë e shtetit, duke i dhënë mundësinë edhe figurave të reja për të fituar gradën dhe të emërohen në pozicione drejtuese.
1. Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
2. Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
3. Altin Lila – Komisariati nr. 3
4. Petrit Halo – Komisariati nr. 4
5. Oliger Torba – Komisariati nr. 5
6. Sali Skura – Komisariati Shijak
7. Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
8. Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
9. Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
10. Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë