Një varrezë antike dhe një furrë e prodhimit të qeramikës janë zbuluar në pjesën e jashtme të parkut kombëtar të Apolonisë në Fier. Gërmimet janë ende në gjysmë, ndërsa gjetjet e rralla mendohet se i takojnë shekullit të tretë dhe të katërt para lindjes së Krishtit.
NERITAN CEKA – ARKEOLOG
AdvertisementJemi në murin rrethues të Apolonisë dhe çdo gjë që kanë zbuluar arkeologët ndodhte jashtë këtij muri. Këtu i kemi zbuluar strukturat e urave që janë dëmtuar në shekullin e katërt dhe të tretë. Pra kemi distancë 700 vjet për të cilën nëse nuk do kishin ndërhyrë arkeologët do të ishte një histori e mbyllur.
Sipas arkeologëve, gjatë gërmimeve janë hasur edhe dekoracione që nuk janë pikasur më herët.
SURJA LELA – DREJTUES I GERMIMEVE, ARKEOLOG
Këtu jemi në pjesën e varrezës romake që po gërmohet. Jemi nga kilometri 1776 deri në kilometrin 2, gjatë gërmimit të shpëtimit ne kemi kapur një pjesë të varrezës romake, pikërisht në sektorin më të rëndësishëm pasi varret janë të ndarë në parcela dhe në çdo parcelë kemi një grupim familjar. E rëndësishme është se janë zbuluar shumë mure të varrezave, një pjesë e të cilave janë me dekoracion që nuk janë zbuluar më parë.
VANGJEL DIMO – ARKEOLOG
Është një nga furrat e para të zbuluara në perimetrin e Apolonisë do hiqet pjesë dhe të montohet brenda perimetrit të parkut.
Gjetjet arkeologjike, u zbuluan gjatë punimeve që ARRSH po kryhen në baypassin Fier-Levan. Projekt ky që do të devijohet nga plani ekzistues për shkak të mosdëmtimit të trashëgimisë.