“Zbërthimi” i SkyEcc, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zbërthimi” i SkyEcc, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është paraqitur në SPAK këtë të premte.

Ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga SPAK.

Hetimet lidhen me zbërthimin e aplikacionin SkyEcc, ku u zbuluan po ashtu dhe planifikimi i një sërë ngjarjesh kriminale.

Aksioni i SPAK që u shtri në Tiranë, Elbasan e Berat nisi këtë të mërkurë pas deklarimeve të bëra nga të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Advertisement

Në fokus të këtij operacioni janë anëtarë të grupeve kriminale në vend, të akuzuar për trafik droge, vrasje dhe sigurim të kushteve për vrasje.

Pas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë dhe zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, janë zbardhur 6 vrasje, mes tyre është zbardhur edhe masakra e Bradasheshit në dhjetor të 2018 ku u vra Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas Turk.

Si pasojë e hetimeve janë lëshuar 36-urdhërarreste mes tyre janë emrat e Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy