Zbarkon në Greqi “bisha” luftarake, 18 avionët që do të ndryshojnë ekuilibrat në Egje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbarkon në Greqi “bisha” luftarake, 18 avionët që do të ndryshojnë ekuilibrat në Egje

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos udhëton sot për në Francë për ceremoninë e dorëzimit të 18 avionëve luftarakë “Rafale” që do të forcojnë Forcën Ajrore Greke.

Ai shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Gjenerali Konstantinos Floros dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Greke admirali Georgios Blioumis.

Në total, Greqia do të marrë 18 avionë, nga të cilët 12 të përdorur dhe 6 të rinj. Gjashtë avionët e parë të gjeneratës së 4-të “Rafale” do të dorëzohen në Greqi brenda 2021.

Gjashtë “luftëtarët” e rinj do të merren në Pranverën e 2022, ndërsa gjashtë të fundit të përdorur pritet të dorëzohen në fillim të 2023.

Advertisement

Marrëveshja prej 2.32 miliardë eurosh përcakton që 1.92 miliardë euro lidhen me vlerën e avionëve dhe 400 milionë euro kanë të bëjnë me sistemet e armëve. “Rafale” ka aftësi zbulimi, por edhe goditje.

Skuadrilja greke “Rafale” do të vendoset në Bazën Ajrore Tanagra. Tashmë, pilotët dhe stafi (teknikët) grek janë duke u trajnuar në Francë në mënyrë që të jenë të gatshëm.

Furnizimi i Greqisë me avionët e rinj pritet që të ndryshojnë ekuilibrat në Egje, referuar tensioneve me Turqinë për kufirin detar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy