“Koka” e Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës, është paguar 60 mijë euro. Kjo e dhënë buron nga dëshmia rrënqethëse e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer për prokurorinë të gjithë mekanizmin e kryrjes së krimit.

 

Ai ishte kontaktuar nga Erjon Alibej për ekzekutimin e një personi në Elbasan, por ai kishte vendosur të vriste Bujar Çelen, si hakmarrje për vrasjen e shokut të tij nga Talo Çela.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim.”

 

Agimi i 17 shtatorit të dy viteve më parë, në orën 05:40, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, Enver Diva dhe Besmir Xhixha nga një largësi prej 80 cm, kanë ekzekutuar me 20 plumba Bujar Çelën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që më kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm, nuk e mbaj mend armën.”

 

Nuredin Dumani ka treguar më tej se kishte marrë pagesën nga Erjon Alibej e më pas u kishte dhënë nga 30 mijë euro dy ekzekutorëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuredin Dumani, Besmir Xhixha, Enver Diva dhe Erjon Alibej, akuzohen për “Vrasjes me paramendim”, si dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municioneve”, vepra këto të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.