Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës tek Berisha, reagon Basha: I hap rrugë rekursit tonë në Gjykatë të Lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës tek Berisha, reagon Basha: I hap rrugë rekursit tonë në Gjykatë të Lartë

Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Basha bën të ditur që do të kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ai e quan të padrejtë dhe skandaloz vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit.

“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. 
Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Advertisement

Gjykata e Apeliti vendosi që që t’i kthejë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së. Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur “Rithemelimin” si PD zyrtare./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy