Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzues, përmes të të cilit synohet që të plotësohen boshllëqet e krijuara të nxënësit gjatë pandemisë për shkak të mësimit online.

 

Ministrja Evis Kushi tha në “Facebook” se sipas këtij udhëzuesi, nxënësit do të duhet të rikthehen në bankat e shkollës më 1 shtator dhe për dy javë do të përsëritin temat e vitit të kaluar, në të cilat kanë mangësi. Mësuesit, njoftoi Kushi, do të paguhen për orët shtesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas një konsultimi me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, me mësues, prindër, si dhe ekspertë të arsimit, dua t’ju informoj se sapo kemi miratuar Udhëzuesin e hartuar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) “Për përmirësimin e arritjeve të nxënësve si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19″. Qëllimi i tij është që t’i mundësojë nxënësve për një periudhë dyjavore në fillim të muajit shtator 2021 të përsërisin, përforcojnë apo përmirësojnë njohuritë e tyre lidhur me mangësitë e identifikuara gjatë vitit të kaluar shkollor.  Përsa u takon temave që do të zhvillohen, ato do të jenë në formën e konsultimeve dhe në varësi të nevojave të identifikuara për çdo shkollë. Në këtë kuadër, nxënësit janë të lirë t’i ndjekin sipas nevojave të tyre, ndërsa prindërit janë të lutur të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi. Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre përgjatë një viti të vështirë, mësuesit që do të zhvillojnë temat e përsëritjes gjatë kësaj periudhe do të paguhen me orë shtesë. Ndërkohë, me qëllim zhvillimin e një procesi sa më optimal, kërkojmë nga organet e vetëqeverisjes vendore që të marrin masat e duhura në mënyrë që infrastruktura e shkollave të jetë gati për datën 1 shtator 2021.”

ARSIMI FILLOR:
https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e…/
ARSIMI I MESËM I ULËT:
https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e…/
ARSIMI I MESËM I LARTË:
https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e…