Zbardhet skema/ Si i përfitoi Lefter Koka 3,7 mln euro nga Klodian Zoto dhe Stela Gugallja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet skema/ Si i përfitoi Lefter Koka 3,7 mln euro nga Klodian Zoto dhe Stela Gugallja

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-zyrtarit të lartë gjatë mandatit të parë kur Edi Rama bashkëqeveriste me Ilir Metën, iu vënë prangat në shtëpinë e tij në Durrës, gjatë paradites.

 

Pak orë më vonë ai u soll në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

 

Advertisement

Lefter Koka u prangos për shpërdorimi detyre, pastrim parash dhe korrupsion për inceneratorin e Elbasanit. Urdhri i arrestit u firmos nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqatari Erion Bani. Ata vendosën arrest me burg edhe për pronaren e firmës “Albtek Energy”, Stela Gugallja si dhe zotëruesin e vetëm të kompanisë  “Integrated Technology Services”, Klodian Zoto. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim për korrupsion dhe pastrim parash, të kryer në bashkëpunim.

 

Prokuroria Antikorrupsion bëri të ditur se hetimet zbuluan shkelje të rënda në koncesionin e inceneratorin e Elbasanit, si dhe krijimin e një skeme fiktive për t’i dhënë ryshfet ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

 

Advertisement

SPAK vëren se koncesioni i trajtimit të mbetjeve është dhënë në kundërshtim me ligjin, duke favorizuar kompaninë e Stela Gugalljas. Pasi u shpall fituese, Gugallja, së bashku me Klodian Zoton që do të ndërtonte inceneratorin me kompaninë e tij, lëshuan fatura tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë ato nuk I kishin kryer.

 

Shoqëria “Albtek Energy” kishte deklaruar fatura tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në një vlerë totale prej afro 2.950.000 eurosh. Ndërsa kompania e Klodian Zotos, kishte deklaruar fatura me vlerë afro 735.000 Euro.

 

Advertisement

Prokuroria beson se këto shuma që së bashku arrijnë në 3 685 000 euro, në fakt ishin dhënë si ryshfet për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Hetuesit zbuluan se ai i mori këto para në mënyrë indirekte, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, prej familjarëve të tij, si dhe prej subjekteve tregtare në zotërim të tij.

 

Bazuar në provat shkresore dhe në përgjimet e kryera, prokuroria mori në përgjegjësi penale edhe personat juridikë, shoqëritë tregtare “Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services”, të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Për pasojë, të dyja këto kompani janë vënë në sekuestro preventive. Në të njëjtën masë ndodhen edhe aksionet që Lefter Koka ka në një kantinë pijesh në Durrës.

 

Advertisement

SPAK bën të ditur se edhe të tjerë persona ndodhen nën hetim për këtë aferë korruptive, e për të cilët po mblidhen më shumë prova.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy