Zbardhet ngjarja e Ksamilit ku u plagosën 3 personat/ Konflikt midis fqinjëve, policia shpall në kërkim të rinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet ngjarja e Ksamilit ku u plagosën 3 personat/ Konflikt midis fqinjëve, policia shpall në kërkim të rinjtë

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 4 të rinjtë të cilët u përfshinë në një konflikt ditën e djeshme në Ksamil me familjen Ahmeti.

 

Blutë bëjnë me dije se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Dyshohet se familja Ahmeti u konfliktua me në familje fqinje pas një debati verbal mes tyre.

 

Të lënduar mbetën Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti pas sherrit me grushte dhe sende të forta.

 

Advertisement

Sipas policisë të tre personate e plagosur u dërguan drej Tiranës menjëherë pas konfliktit për shkak të lëndimeve të shumta që kishin marrë në trup.

Tiku Ahmeti, i cili ushtron një aktivitet biznesi në zonë ka thyerje të kockave në trup, kurse Flamuri ka dëmtime më të lehta.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy