Zbardhet bilanci i dëmit nga zjarri në Shkodër, tragtarët me lot në sy: Me këtë punë mbajmë familjen, shteti të na ndihmojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet bilanci i dëmit nga zjarri në Shkodër, tragtarët me lot në sy: Me këtë punë mbajmë familjen, shteti të na ndihmojë

Një ditë pas zjarrit, ajo që ka mbetur në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër është vetëm shkrumb dhe hi. Bilanci i dëmit të shkaktuar është: 80 njësi tregtare të djegura dhe 5 shtëpi banimi. Por fatmirësisht, nga zjarri nuk pati dëme në njerëz.

Kryefamiljarët me lot në sy shprehen për mediat se kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa kërkojnë që shteti t’i ndihmojë, pasi kanë ngelur në qiell të hapur.

Ndërsa tregtarët, përpara kamerave shprehen se kanë mbi 20 vite në këtë treg. Ata theksojnë se kanë paguar taksa e detyrime në shtet, ndaj sot kërkojnë ndihmën e këtij të fundit. Sipas tyre, në këtë treg që punonin për të mbajtur familjen, nuk ka pasur asnjë herë raste zjarri

Shteti të vërë dorë. Ne kemi milionat këtu, kemi zemrën dhe shpirtin këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar ne, se janë shkollat ndërmarrja. Shteti të mendojë për ne, një ditë pa punë këtu një ditë pa bukë. Kemi njerëz të sëmurë në shtëpi, nuk e kemi jetën siç e mendojnë”, tha një tragtare për mediat./vizionplus.tv

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy