Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi vendin në muajin maj, ku piloti Babis Anagnopstopoulos vrau të shoqen 20-vjeçare në shtëpinë e tyre.
Mediat shkruajnë se ai kishte marrëdhënie me një transgjinor të njohur në sheshin Syggrou me emrin Emmanuela. Lidhja e tyre kishte nisur që para njohjes së Babis me Carolinen dhe kishte filluar edhe më vonë, në vitin 2019 kur ajo abortoi fëmijën e tyre të parë.
“Emanuela”, pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Anagnostopulos pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.
“Kur e pashë në TV, u ngriva”, ka deklaruar ajo.
Informacioni i fundit i shton një pazëll të ri ngjarjes së frikshme në Greqi, e cila që në momentin e saj të parë kishte shumë anë të errëta.
Sidoqoftë ky zbulim i kombinuar edhe me dëshminë e psikologes së Caroline e cila ka deklaruar se e reja i kishte thënë se donte të divorcohej, mund të zbulojë arsyen e krisjes së marrëdhënies së tyre.
Nën vëmendjen e autoriteteve, megjithatë mbetet bashkëpunëtori misterioz i cili dyshohet se me anë të një telefonate anonime kërcënoi psikologen e Caroline me jetën e saj në rast se do të zbulonte detaje të reja para autoriteteve.
Telefonatat u bënë në datat 22-23 maj, kur tashmë ishte bërë e ditur se Eleni Mylonopoulou ishte thirrur nga hetuesit për të dëshmuar për seancat që kishte me Caroline.