Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin mesditën e kësaj të mërkure.

 

Burim për Vizion Plus bëjnë me dije se 58-vjeçari Tefik Tashi ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka shkuar në shtëpi dhe ka debatuar me gruan e tij, ku i ka kërkuar që ti bënte drekën gati. Pas këtyre debateve, ka marrë sopatën dhe ka vrarë kunatën e tij, Alma Qevarin.

 

Kjo e fundit humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia e pikasi autori në Bradashesh duke vrapuar me sopatë në duar dhe i lyer me gjak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të njëjtat burime theksuar se autori i cili ndodhet në komisariatin e Elbasanit nuk është në gjendje të japë dëshminë e tij përpara uniformave blu, se përse e ka kryer këtë krim.