Zbardhen diskutimet në mbledhjen e PD: Presidenti të jetë një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhen diskutimet në mbledhjen e PD: Presidenti të jetë një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet!

Vazhdojnë diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD.

 

Mësohet se çështja e zgjedhjes së Presidentit duket se është kryefjalë e kësaj mbledhje.

 

Advertisement

Deputeti, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se “Duhet te marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet”

 

Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për President, që ne besojmë që bën. Duhet patjetër te marrim pjesë në reformën territoriale.

 

Advertisement

Lefter Geshtenja: Edhe pse ne e dimë qe Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendos kritere të sakta se kush duhet të jetë presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidate potenciale që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidate me integritet. E sigurt që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet.

 

Xhaferraj: Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi. Të negociojmë me faktorin ndërkombëtare për procesin.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy