Dy persona nga Dhërmiu janë proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi kishin zaptuar plazhin publik të Gjipesë.
Këta të fundit kishin ndërtuar 2 lokale me kontruksione druri në këtë zonë të mbrojtur duke zaptuar hapësirën publike.
Blutë kanë sekuestruar gjithashtu 120 çadra plazhi dhe shezlongë të vendosura pa leje.
Advertisement
Gjithashtu është vendosur masë administrative, si dhe masë plotësuese për kthim në gjendjen fillestare të hapësirës së zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy personat e proceduar./vizionplus.tv