Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar Peshkopinë, vend për të cilin thotë se ka një potencial të madh dhe duhet zhvilluar edhe më shumë.

 

Diplomatja amerikane u takua edhe me banorë të zonës atje, të cilët e kanë ftuar për kafe, ku kanë folur për mënyrat se si mund të zhvillojnë edhe më shumë qytetin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibër të bukur, me ambasadoren e Suedisë, Elsa Håstad. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e USAID dhe Suedisë. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan Kim.