Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vizituar sërish prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Diplomatja e lartë ka zhvilluar një bisedë 30 minuta me kryetarin aktual të SPAK, Arben Kraja.
Advertisement
Pjesë e takimit ishin edhe tre prokurorët Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani, të cilët janë kandidatët zyrtarë për drejtimin e SPAK.
Në rrjetet sociale, ambasadorja Kim theksoi se SHBA-të janë në krah të SPAK-ut, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve nga personat e fuqishëm. “jo më pandëshkueshmëri” – shkruan ambasadorja amerikane.
Advertisement
Kreut aktual të SPAK, Arben Krajës, i mbaron mandati i tij 3-vjeçar në datën 18 dhjetor.