![Yuri Kim: SHBA mbështet integrimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/yuri-kim-640x400.png)
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shprehur mbështetje për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Twitter, Kim shkuan se SHBA gjithashtu mbështet nismën e “Open ballkan” e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e rajonit.
“Përkushtimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë dhe mbështetjen e procesit të integrimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu SHBA mbështet dhe nismën ë Ballkanit të Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e rajonit, dhe iniciativave të tjera që promovojnë bashkëpunimin rajonal”, shkruan Yuri Kim.
Advertisement