Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim publikoi foton e kryeministrit Rama me Sekretarin amerikan të Shtetit, Bliken gjatë takimit të tyre në Bruksel ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.
Mes të tjerave, Kim duke cituar Blinken shkruan në tëitter se partneriteti mes dy vendeve po forcohet dhe thellohet.
“Në takimin e tyre, Sekretari i Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.
Advertisement