Ambasadorja amerikane Yuri Kim ngjiti këtë fundjavë majën e Korabit.

 

Eksperiencën e saj ajo e ndau me ndjekësit në “Instagram”, ku tregoi se ngjitja ishte e vështirë, por askush nga grupi nuk u dorëzua.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kim tha se kjo ishte mënyra e zgjedhur prej saj për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri politik.

 

“Nuk e di nëse është sepse rrënjët e familjes sime janë në male, por unë gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë, pavarësisht vendit. Ndërsa verës po i vjen fundi, unë jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme. Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën e majës më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra e lartë! Unë nuk isha më e shpejta ose më e forta, dhe u desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne nuk u dorëzuam dhe arritëm në majë. Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit në qëllimin tuaj, të qenit i rrethuar nga miq që ju inkurajojnë dhe qëndrojnë me ju deri në fund, dhe kurrë mos hiqni dorë. Njëra këmbë para tjetrës, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";