
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim deklaroi se bashkëpunimi mes ekspertëve amerikanë, pilotëve holandezë e çekë si edhe ekipeve shqiptare ka ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Në “Twitter”, ajo e cilësoi këtë një punë heroike dhe nënvizoi se janë arritur rezultatet më të mira.
Advertisement
“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke përmirësuar sigurinë dhe shmangur rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren.”