Ylli Manjani: Meta e ka humbur kredon minimale për të qënë President

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ylli Manjani: Meta e ka humbur kredon minimale për të qënë President

Ylli Manjani beson se Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës.

Manjani, Minister i propozuar nga LSI disa vite me parë në qeverinë “Rama” shkruan në një status në faqen e tij në facebook  se përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President.

Duke ndarë me ndjekësit disa refleksione për Komisionin Hetimor të ngritur për Presidentin, Ylli Manjani shton se përkundër gjithckaja Kushtetuesja nuk e shkarkon dot Metën pasi kreu I shtetit nuk mund të shkarkohet për ato që thotë, por për ato që bën.

 

Advertisement

Postimi i plotë i Manjanit në facebook:



Edhe njëherë, për t’iu përgjigjur të gjithë të interesuarve që më pyesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit të Republikës, mendoj se:

  1. Zoti Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës. Përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President.
  2. Presidenti i Republikës nuk shkarkohet për ato që thotë, por për ato bën bën apo nuk bën në ushtrim të detyrës kushtetuese. Pra fjala vjen, Presideni do ishte në shkelje të rëndë Kushtetuese nëse do ndalonte stërvitjen e NATOS dhe jo për çfarë i thotë zonjës Kim. Dikush duhet ti thotë diçka zonjës, pavarësisht kostove personale.

Por detyra publike nuk vlerësohet me  “më the e të thashë”.

  1. Pra pavarësisht se zoti Ilir Meta ka humbur betejën e tij publike për të qenë President (ndaj e mira do ishte vetëlargimi i Tij), arsyetimi kushtetues bëhen mbi Presidentin detyrat dhe funksionet e tij.
  2. Çmoj se qeveria, megjithse mund të ndjehet politikisht legjitime, kushtetutshmërisht nuk ka asnjë legjitimitet të shkarkojë Presidentin vetëm përse nuk është dakord me ato që thotë personi që kryen detyrën e Presidenit.

Vendosja e gjykimi politik mbi atë kushtetues është fundi i Republikës Kushtetuese.

Advertisement
  1. Jo Presidenti, por askush nuk mund ti nënshtrohet proceseve ndëshkuese ligjore për ato që thotë, por për ato që bën ose nuk bën sipas ligjit.

Ndëshkimi për fjalën e bën Republikën rregjim.

Nuk është halli i Ilir Metës, por i raporteve ndërmjet institucioneve kushtetuese në vend.

Mbi të gjitha ka të bëjë me sundimin e kushtetutës mbi çdo sjellje politike.

Kështu e mendoj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy