Xhubleta shqiptare në UNESCO/ Kim: Një nga veshjet më të bukura në botë, e mrekullueshme të shohësh…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhubleta shqiptare në UNESCO/ Kim: Një nga veshjet më të bukura në botë, e mrekullueshme të shohësh…

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau me të gjithë shqiptarët lajmin se xhubleta shqiptare, një nga veshjet më të lashta, mbi 4 mijë vjeçare, është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

 

Pas këtij lajmi ka reaguar ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila në një postim në Twitter, shkruan se xhubleta është një nga veshjet më të bukura në botë dhe është një gjë e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë shqiptare të promovohet.

 

Advertisement

“Xhubleta është një nga veshjet më të bukura në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore shqiptare të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, ka shkruar Kim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy