Xhaxhai i Marigonës së vrarë: Trupi ishte në gjendje të rëndë, dukej si film horror. Nëse vrasësi lirohet nga burgu, e pret drejtësia e Kanunit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaxhai i Marigonës së vrarë: Trupi ishte në gjendje të rëndë, dukej si film horror. Nëse vrasësi lirohet nga burgu, e pret drejtësia e Kanunit

Xhaxhai i Marigona Osmanit, Remzi Osmani ka treguar se është shokuar kur ka parë kufomë ne mbesës së rrahur për vdekje.  Në një prononcim për mediat e Kosovës, Osmani tha se atë që i arrestuari, partneri i viktimës, Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit. Xhaxhai i të resë tregon se Mrigona kishte shumë shenja në fytyrë dhe dukej sikur kishte dalë nga një film horror.

“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çfarë i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror.

Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje. Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi,”- shprehet xhaxhai i të ndjerës.

Po ashtu kujtoi takimin për kafe që e kishte me të ndjerën para një jave, duke thënë se gruaja e tij e kishte pyetur nëse ishte çdo gjë në rregull, por se 18-vjeçarja e kishte mohuar të kishte ndonjë problem.

Advertisement

“E kemi parë që diçka nuk është në rregull edhe nga mënyra se si është ulur në tavolinë dhe menjëherë e ka bërë foton për t’ia dërguar direkt burrit që me i tregu se më kë ishte.

Çfarë buzëqeshje ka pasur ajo më përpara, nuk ishte më e njëjtë. Ka qenë e mbyllur, e frikësuar”.

E ndjera ishte bërë bashkë me Krivaqën fillimisht pa pëlqimin e familjes së saj, por më pas ishin pajtuar.

“Para dy javësh e gjysmë jemi njoftuar me të dyshuarin dhe ia kemi uruar, na ka premtuar që do të kalojnë mirë, se janë mirë dhe se të dytë e duan njëri tjetrin, dhe aty s’kemi pasur çka të ndërhyjmë“, përfunoi axha i Marigonës, Remziu.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy