Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara kaanë mbetur pas shpërthimit me tritol në ambjentet e reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy.
Shpërthimi ndodhi gjatë orëve të para të kësaj mërkure në lagjen Nr.13 në Durrës.
Advertisement
Dy ambjentet të përshtatur në butik dhe bar kafe ishin të marrë me qera nga babai i reperit, Bashkim Rajku.
Sipas dëshmisë së këngëtarit në polici, dyshimet e tij lidhen me konfliktin e dy ditëve më parë midis tij dhe reperit tjetër Klevio Ahmetaj.
Advertisement