Qeveria kërkon ndryshimin e kushtetutës për të zgjatur afatin e funksionimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përtej qershorit të vitit të ardhshëm, po aq edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të zbatimit të reformës në drejtësi sugjeron të njëjtën gjë me argumentin për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe integritetin e procesit.
Për Fatmir Xhafaj, që udhëhoqi bërjen e reformës në drejtësi, shkruan Vizion Plus, është domosdoshmëri që kjo vendimmarrje të prihet nga një analizë e detajuar për të dhënë gjithë argumentet nëse procesi i vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur duhet të përmbyllet nga KPK-ja apo ai duhet të zhvendoset te Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai i Gjyqësor, siç është e parashikuar edhe në kushtetutë.
FATMIR XHAFAJ
AdvertisementISH-KRYETARI I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER REFORMEN NE DREJTESI
Unë nuk them se të dyja opsionet nuk qëndrojnë. Ajo ë është shumë e rëndësishme në gjykimin tim është se përpara se ne t’i drejtohemi nevojës ose rrugës për të bërë një ndryshim kushtetues, do të duhet të bëjmë një analizë, për të kuptuar si ka ecur procesi cilat janë arritjet, sukseset, avantazhet që e bëjnë të domosdoshme zgjatjen e afatit në krahasim me atë çfarë ka parashikuar sot kushtetuta dhe cilat janë disavantazhet sepse është kollaj të thuhet se do të bëjmë një ndryshim kushtetues, por çyshta është sa kohë, po pse kaq kohë dhe sa garanci kemi që në një vit, në dy thotë dikush, prandaj kjo nuk është çështje e një gjykimi subjektiv sesi e mendoj unë apo dikush tjetër, prandaj është e nevojshme një analizë me argumentet përkatës dhe natyrisht edhe me përfundimet e nevojshme.
Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi ne intervisten e tij per Vizion Plus, vlerëson sesi KPK-ja dhe dy organet e reja të drejtësisë, KLP-ja dhe KLGJ-ja, zotërojnë të njëjtin integritet për të pastruar sistemin e drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.
FATMIR XHAFAJ
ISH-KRYETARI I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER REFORMEN NE DREJTESI
Nga pikëpamja e standardit dhe integritetit të procesit unë nuk e vë dyshim dhe jam krejtësisht i bindur që nuk ka cënim të procesit, edhe në rast se ky proces vazhdon në mënyrën e parashikuar nga kushtetuta. Askush nuk më thotë mua dot që komisionerët që punojnë në komisionin e posaçëm të kualifikimit kanë më shumë integritet se gjyqtarët e prokurorët e vetuar pjesë e KLP-s1% dhe KLGJ-së se apo se prokurorët e posaçëm të SPAK, kjo nuk më bën kuptim, nuk e pranoj dot.
Advertisement
Analiza thotë Fatmir Xhafaj përbën edhe një dokument të rëndësishëm edhe për vetë opozitën. Pa votën e saj, ndryshimi në kushtetutë që kërkon 94 kartona pro, është i pamundur.
FATMIR XHAFAJ
AdvertisementISH-KRYETARI I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER REFORMEN NE DREJTESI
E para nuk mund ta ulësh opozitën thjesht me faktin që unë mendoj kështu ose ne mendojmë kështu, edhe ju duhet të mendoni si ne. E dyta nëse ke argumente dhe ato janë të qenësishëm, opozita cilado qoftë ajo do ta ketë shumë më të lehtë të bëhet pjesë e një zgjidhje të tillë dhe të jetë kontributore për një zgjidhje të tillë. Është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër që t’i shpëtojë këtij kurthi politik, pra edhe mazhoranca, në si mazhorancë por edhe opozita në mënyrë të veçantë nuk duhet ta shohë këtë si arena e radhës ku përplasen kokat e nxehta politike, jo, këtë duhet ta shohin në funksion të nevojës që kemi për të patur sa më shpejt organet e reja të reformës në drejtësi të plotësuar edhe me elementin thelbësor siç provoi koha, të rivlerësimit të tyre.
Po aq me rëndësi është edhe koha shtesë që do t’i duhet KPK-së për të kualifikuar ose jo prokurorët dhe gjyqtarët e mbetur.
Me ecurinë e deritanishme, pas katër viteve funksion, janë vetuar 400 dhe mbeten edhe mbi 300 të tjerë. Sa për shkak të përjashtimit të një numri të konsiderueshëm të magjistratëve nga sistemi sa edhe për ngadalësinë e procesit të vettingut, institucionet e drejtësisë vuajnë vakancat, duke bërë që vendimmarrjet e tyre të jenë më të vonuara./ Vizion Plus