Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është drejtuar me mesazhe të forta sot prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Xhafaj u shpreh se prokurorët dhe gjyqtarët janë sot më të paguarit dhe tashmë është koha që ata të veprojnë dhe të justifikojnë besimin e marrë.
Por, gjithashtu ai është shprehur me tone kritike sa i takon projekt buxhetit të 2022. Xhafaj e konsideroi të papranueshme që dy vite nga funksionimi i SPAK të flitet ende për mungesë zyrash.

“Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me programimin rutinor të institucioneve, nëse duam që të respektojmë pavarësinë e tij. E papranueshme që kur kanë kaluar mbi 2 vjet nga fillimi i punës së SPAK sot ende flitet për mungesë zyrash, më keq akoma që ende nuk janë zgjidhur mosvarrëshjet për fondet buxhetore të policisë gjyqsësore të BKH, proces që duhet të ishte mbyllur prej kohësh”- u shpreh Xhafaj.

Gjithashtu ai kërkoi më shumë përgjegjësi nga prokurorët e gjykatësit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Njerëzit e këtij sistemi prokurorë e gjyqtarë duhet të kuptojnë përgjegjësinë. Ata janë sot njerëzit më të paguar në këtë vend, janë para investim nga taksat e këtij vendi që ende kanë besim në sistemin e drejtësisë. Koha të veproni e justifikoni besimin e marrë. Koha për të kthyer drejtësinë e munguar për të bërë drejtësi për barazi para ligjit.” tha Xhafaj.